Të vlerësuar në të gjithë botën për gamën e tyre mahnitëse të ngjyrave, diamantët Argyle pink , të limituar dhe unikë, janë shumë të kërkuar.

Diamantët Argyle pink  janë kult, ashtu si miniera nga e cila nxjerrën. Miniera e diamanteve Argyle, në pronësi të Rio Tinto Corporation në Australinë perëndimore, furnizon gjithë botën me diamantë të rrallë pink për tre dekada. Sidoqoftë, prodhimi i diamantit pink përbën më pak se 1% të prodhimit total të minierës. Pas gati shterrjës së prodhimit ekonomik, Argyle pushoi punën në nëntor 2020. Posaqërisht kjo ofertë e limituar sigurisht që thekson prestigjin unik të diamantit Argyle pink. Vlerësohet, pikërisht për shkak të mbylljes së minierës, se çmimet e diamanteve Argyle pink vetëm që do të rriten dhe se ai që i ka dhe që i mbanë me krenari tashmë përfaqëson prestigj.

Tre parametrat kryesorë, kur bëhet fjalë për ngjyrën, të cilat duhet të merrni parasysh kur zgjidhni një Diamond Pink Argyle janë:

1) Nijansa - Nijansa është ngjyra primare e një diamanti, p.sh. rozë

2) Overtoni - Overtoni i referohet një ngjyre dytësore që mund të jetë e pranishme.

Për shembull Diamond Pink Purplish do të thotë se ngjyra e shquar është rozë dhe ngjyra dytësore është vjollcë. Në certifikatat GIA, ngjyra dytësore përfaqësohet duke shtuar "ish" në ngjyrën dytësore, ne kete rast purpure.

3) Saturimi- Saturimi i ngjyrës i referohet intensitetit të ngjyrës të përfaqësuar në një diamant. Niveli i intensitetit është një parametër shumë i rëndësishëm për zgjedhjen e Argyle Pink Diamonds sepse, sa më i lartë të jetë intensiteti i ngjyrës, aq më i rrallë është guri ... dhe sa më i rrallë të jetë guri, aq më i vlefshëm do të jetë diamanti.

Përveç tre parametrave të cilat i përkasin ngjyrës, për të vlerësuar vlerën përdoren edhe cilësia e prerjes, pastërtia e diamantit dhe natyrisht pesha e tij e njohur si karat (ct) sipas kritereve të vlerësimit të miratuara nga Instituti Gemologjik i Amerikës (GIA).

 



Copyright © Mikel F Diamond Center 2018; Developed by Data Design