Certifikatë

Qendra Mikel F Diamond zotëron certifikatat e origjinalitetit për të gjitha bizhuteritë që ofron.

Bizhuteritë shoqërohen me certifikatë të Qendrës Mikel F Diamond Center ku shënohen karakteristikat e bizhuterisë, emri i blerësit dhe numri i kuponit ose faturës tatimore, që jepet me rastin e blerjes së bizhuterisë.

Ne, duke filluar që nga Nëntori 2015, jemi partnerë me INTERNATIONAL GEMMOLOGICAL SOCIETY - LONDON. Pasi prodhohet, bizhuteria komplete i dërgohet kësaj kompanie, që të bëjë certifikimin e saj. Është pikërisht kjo kompani që ka futur risi dhe standarde të reja, dhe çdo certifikatë e tyre, përveç të gjitha karakteristikat e bizhuterisë, që janë të shënuara në certifikatat tona, përmban fotografinë e bizhuterisë, si dhe numrin unik të Raportit. 

Numrin unik të Raportit mund ta shikojë vetëm blerësi, sepse ky numër gjendet poshtë etiketës, që kanë ngjitur ata mbi të, dhe në sajtin e tyre, nëpërmjet këtij numri, mund të verifikohet origjinaliteti i bizhuterisë në bazën e tyre të të dhënave. Pas regjistrimit, pronari i bizhuterisë ka mundësi që të fusë të dhënat e tij në bazën e tyre të të dhënave, për tu regjistruar si pronar i certifikatës me numrin unik të Raportit. Pasi u regjistruat si pronar i certifikatës, në rast se e humbisni certifikatën që keni marrë me rastin e blerjes, Ju do të keni mundësi që të kërkoni prej tyre që t’Ju lëshojnë certifikatë të re, dhe me regjistrimin në bazën e tyre të të dhënave në Londër, me rastin e çfarëdolloj kontesti për bizhuterinë, mund të përfitoni prej tyre dëshmi që Ju jeni pronari i bizhuterisë. Sidoqoftë, së bashku me çdo certifikatë të INTERNATIONAL GEMMOLOGICAL SOCIETY përfitohet edhe certifikata e origjinalitetit e Qendrës Mikel F Diamond, në të cilën janë regjistruar emri i pronarit dhe numri i kuponit ose faturës tatimore. 

Vetë certifikatat janë edhe vërtetim, që të gjitha diamantet e përdorura për prodhimin e bizhuterive tona janë blerë nga burime të ligjshme, që nuk kanë lidhje me zonat e konflikteve "conflict free diamonds", gjë që është plotësisht në përputhje me dispozitat e Vendimit të Kombeve të Bashkuara!

Me blerjen e bizhuterive në Qendrën Mikel F Diamond, përveç se përfitoni garancinë e plotë për origjinalitetin e prodhimit, Ju me siguri do të kurseni deri në 40% të shumës në të holla, sepse, përveç asortimentit më të madh në rajon, kemi edhe çmimet më të ulta.

Qendra Mikel F Diamond zotëron certifikatat e origjinalitetit për të gjitha bizhuteritë që ofron.



Copyright © Mikel F Diamond Center 2018; Developed by Data Design