Kushtet e përdorimit

Me vizitën dhe blerjen në dyqanin online MikelF.com, Ju pranoni Kushtet e përdorimit që parashtrohen në vijim të tekstit. Ju lutemi që ti lexoni me vëmendje dhe të njiheni me rregullat që duhen zbatuar. MikelF.com ruan të drejtën që, pa njoftim paraprak, të bëjë ndryshime dhe plotësime të Kushteve të përdorimit.

 

Komunikimi në mënjyrë elektronike

 

Whenever you visit MikelF.com or send us an e-mail message, you communicate with us electronically. By accepting the terms of use, you agree to electronic communication with us. Our communication with you shall be established via email or notices that will be published on this web site.Kur Ju vizitoni MikelF.com ose kur na dërgoni mesazh me email, Ju komunikoni me ne në mënyrë elektronike. Me pranimin e kushteve të përdorimit Ju bini dakord që të komunikoni me ne në mënjyrë elektronike. Komunikimi ynë me Ju do të kryhet me anë të postës elektronike (me email) ose me anë të njoftimeve që do të botojmë në këtë sajt.

 

Deklarata për mbrojtjen e intimitetit

 

Në emër të dyqanit Online MikelF.com ne marrim përsipër që të mbrojmë intimitetin e blerëseve tanë. Ne grumbullojmë vetëm të dhënat bazë të nevojshme për blerësit/përdoruesit si dhe të dhënat për marrëdhëniet dhe informimin e përdoruesit në përputhje me mënyrat pozitive të marrëdhënieve në biznes dhe me qëllim të ofrimit të shërbimeve cilësore. Ne ju japim blerësve mundësinë e marrjes së vendimit nëse dëshirojnë të bëjnë pjesë në listën e email-ingut që përdoret për fushatat e reklamave ose jo. Të gjitha të dhënat për përdoruesit/blerësit ruhen mirë dhe ato janë vetëm në dispozicion të personelit që i duhen këto të dhëna për të kryer punën e tyre. Të gjithë të punësuarit në dyqanin e Online MikelF.com (dhe partnerët e biznesit) mbajnë përgjegjësi për respektimin e parimeve të mbrojtjes së intimitetit.

 

Llogaria Juaj

 

Në rast se do të përdorni MikelF.com, ju do të mbani përgjegjësi për mirëmbajtjen dhe intimitetin e llogarisë dhe fjalëkalimin tuaj që regjistruat vetë në sajtin tonë. Të miturit mund ta përdorin MikelF.com vetëm nën mbikëqyrjen e prindit ose kujdestarit. MikelF.com ruan të drejtën që të refuzojë ofrimin e shërbimeve, të mbyllë llogarinë ose të anuloje porosinë në rast se konstaton se janë shkelur Kushtet e përdorimit. Të dhënat Tuaja që futen me rastin e regjistrimit në MikelF.com do të përdoren me rastin e shitblerjes së prodhimeve dhe vendosjes së marrëdhënieve tregtare dhe nuk do të përdoren për qëllime të tjera ose tu dorëzohen personave të tretë.

 

Komentet, komunikimi dhe përmbajtje të tjera që dërgojnë vizitorët

 

Vizitorët kanë mundësi të komentojnë prodhimet dhe të dërgojnë mesazhe email-i në MikelF.com.

MikelF.com ka të drejtë të mos publikojë komente keqdashëse, përmbajnë deklarata të padenja, nxisin urrejtje ose në ndonjë formë tjetër kërcënojnë të drejtat e të tjerëve. Komente të tilla do të hiqen pa njoftim paraprak. Paraqitja e rreme dhe regjistrimi me adresën e email-it të një tjetri nuk është e lejuar në MikelF.com. MikelF.com mund që të nisë proces ligjor përkatës kundër aktiviteteve të tilla.

 

Çmimet e prodhimeve

 

Të gjitha çmimet e prodhimeve që përmenden në sajt përfshijnë edhe TVSH-në (vetëm për Malin e Zi). MikelF.com merr përsipër që të pranojë të gjitha çmimet e prodhimeve në porosinë e bërë, pavarësisht nëse çmimet janë ndryshuar pas bërjes së porosisë. MikelF.com ka të drejtë që të anulojë porosinë me anë të dërgimit të njoftimit me email tek konsumatori, në rast se ka ndodhur gabim i rëndë me rastin e vendosjeve të çmimeve në sajt, për shembull në vend të çmimit 10.000 euro është vënë çmimi 100 euro, dhe të ngjashme me këtë.

 

Orari i punës

 

Dyqani online MikelF.com punon çdo ditë të javës nga ora 00:00 deri në orën 24:00. Në rastin kur ekzistojnë probleme teknike ose gjatë periudhës së mirëmbajtjes së zakonshme sajti mund të jetë i padisponueshëm për një kohë të shkurtër dhe për këtë gjë do merrni njoftim.

 

Ndryshimi (rifreskimi) i të dhënave të sajtit

 

MikelF.com ruan të drejtën që në çdo kohë, pa njoftim paraprak, të ndryshojë të dhënat e në të gjitha faqet e sajtit veç e veç. Vizitorët e MikelF.com nuk kanë të drejtë që në mënyrë të njëpanëshhme të ndryshojnë kushtet t përdorimit, dhe çdo ndryshim i mundshëm është i pavlefshëm, përveç rasteve kur të dyja palët kanë rënë dakord me shkrim.

 

Të tjera

 

Moszbatueshmëria e pjesshme ose e plotë e dispozitave te këtyre Kushteve te përdorimit ose paligjshëmëria e tyre, nuk do të ndikojë në vlefshmërinë e dispozitave të tjera, të cilat në tërësi mbeten në fuqi. Dispozita e pa zbatueshme ose e paligjshme do të zëvendësohet me një dispozitë tjetër përkatëse. Ju bini dakord që të drejtat dhe detyrimet Tuaja që rrjedhin nga këto Kushte përdorimi për blerjet në dyqanin e Internetit MikelF.com nuk mund ti kaloni në persona të tretë pa miratimin paraprak me shkrim nga ana e MikelF.com.

MikelF.com është dyqan Online që punon në përputhje me Ligjin e tregtisë elektronike si dhe të gjithë ligjeve e urdhëresave të tjera që janë në fuqi në Mal të Zi.

Duke Ju lutur që para se të kryeni blerjen të njiheni me Kushtet e detajuara të blerjes po ju paraqesim ato siç vijojnë më poshtë:

 

 

I POROSITJA

 

Për porositjen e prodhimeve që ofron dyqani i Online MikelF.com është e nevojshme që të ndiqni këto hapa:

1. Regjistrimi
2. Gjetja e prodhimit që dëshironi të blini
3. Kontrolli i shportës
4. Futja e të dhënave të porositësit dhe të vendit të dërgesës
5. Mënyra e dërgimit
6. Zgjedhja e mënyrës së pagimit
7. Kontrolli dhe vërtetimi i porosisë

 

III PAGIMI

 

MikelF.com pranon mënyrat e mëposhtme të pagimit:

 

- me anë të pagimit në një sportel banke ose në postë

 

Kjo mënyrë pagimi nënkupton që, mbas vërtetimit të porosisë, në një sportel banke ose poste të kryhet  në llogarinë tonë pagesa e vlerës së porosisë. Të gjitha hollësitë se si plotësohet mandat-pagesa do t’Ju dërgohen automatikisht me e-mail pasi të vërtetoni porosinë.

 

- me anë të e-bankës

 

Kjo mënyrë pagimi nënkupton që, mbas vërtetimit të porosisë, me anë të llogarisë tuaj të e-bankës të kryhet në llogarinë tonë pagimi i vlerës së porosisë. Të gjitha hollësitë në lidhje me pagesën do t’Ju dërgohen automatikisht me e-mail pasi të vërtetoni porosinë.

 

- Me kartel bankare (pagim online)

 

Në rast se keni kartel bankare Visa, MasterCard ose Maestro të miratuar nga ana e bankës që jep kartën e kreditit për pagim online, zgjidhni këtë mënyrë pagimi. Mbasi të keni vërtetuar porosinë, Ju do të drejtoheni në sajtin e NLB MontenegroBankës. Në sajtin e bankës do të fusni të dhënat e kartës bankare dhe do të kryeni pagimin. Në rast se transaksioni do të jetë i suksesshëm, do të ktheheni në sajtin tonë me njoftimin që pagimi u krye me sukses. Ne rast se pagimi nuk u krye me sukses, do të ktheheni në sajtin tonë me informacionin që pagimi nuk u krye me sukses dhe do të jepet mundësia të përsërisni pagimin ose të zgjidhni ndonjë mënyrë tjetër pagimi.

Për shkak të arsyeve të sigurisë, të dhënat e kartës tuaj të kreditit i sheh vetëm NLB MontenegroBanka e cila kryen veprimet me këtë kartë. Sajti i bankës është i mbrojtur dhe i sigurtë për këtë lloj mënyre pagimi. 

 

IV DËRGIMI

 

Dërgimi i prodhimeve të porositura kryhet pas evidentimit të pagesës Tuaj. Dërgimin e pakos e kryen shërbimi korrier dhe ai mund të bëhet në të gjithë botën. Në MAL TË ZI - falas. Vlera e shpenzimeve të dërgimit varet kryesisht nga destinacioni. Çmimet e dërgimit paraqiten në faqen e prodhimeve. Shpenzimet e dërgimit i paguani së bashku me prodhimet, kështu që me rastin e marrjes në dorëzim është e nevojshme që vetëm të nënshkruani dëftesën e marrjes në dorëzim.

 

V ANKIMIMET

 

Në rast se keni çfarëdolloj ankimimi për prodhimin ose shërbimin tonë, na kontaktoni pa hezitim. Të jeni të sigurtë që jemi të gatshëm për të zgjidhur çfarëdolloj situate të shkaktuar.

Produktet që përdoren nuk gëzojnë të drejtën e ankimimit.

 

VI KTHIMI I MALLIT TË BLERË

 

Në rast se karakteristikat e produktit nuk janë të njëjta si në vërtetimin me rastin e blerjes dhe nëse nuk janë të njëjta me atë që shkruhet në "Certifikatën e autenticitetit" në të cilën shkruhen të njëjtat karakteristika si në vërtetimin që përfitoni automatikisht gjatë blerjes.

Në rastin e korrigjimit të madhësisë së bizhuterisë ne shtojmë vetëm peshën e saj e cila mund të jetë e ndryshme nga “Certifikata e autenticitetit” ose të vërtetimit që përfitoni automatikisht gjatë blerjes, sepse në rastin kur duhet të zvogëlojmë ose zmadhojmë unazën në madhësinë Tuaj, me siguri nuk do të jetë e shkruar e njëjta peshë në "Certifikatën e autenticitetit" si në vërtetimin që përfituat gjatë blerjes.

Kthimi i parave mund të kërkohet në rast se në argjendaritë e qytetit Tuaj keni mundësi që të blini të njëjtin model me të njëjtat karakteristika me çmim më të ulët.

Ne jemi krenarë që Ju ofrojmë prodhime "MADE IN ITALY" me çmime 40 % më të ulëta se ato që mund të blini në argjendaritë e qytetit tuaj.

Shpenzimet e kthimit të mallit i mbulon blerësi, përveç rasteve kur blerësit ju dërgua artikull të parregullt ose të gabuar.

Shpenzimet e dërgimit të mallit në servisose për ndërrimin e tij, i mbulon blerësi.

 

VERIFIKONI PËRMBAJTJEN E PAKETËS PARA MARRJES NË DORËZIM TË MALLIT NGA SHËRBIMI KORIERIT!

 

Në rastet kur Ju mungon ndonjë artikull ose nuk keni marrë produktin e përshtatshëm, ne nuk e kemi mundësinë që të reagojmë pas nënshkrimit Tuaj me rastin e marrjes në dorëzim të paketës.

Në rastet kur e ktheni mallin është e detyrueshme që atë ta ktheni në gjendje të rregullt dhe pa e përdorur si dhe në paketimin origjinal. Në të kundërtën ne nuk do ta marrim në dorëzim paketën.



Copyright © Mikel F Diamond Center 2018; Developed by Data Design