Për arsye se diamantet janë kaq të çmuar, është shumë e rëndësishme që të kenë një sistem universal të vlerësimit për të krahasuar cilësinë e tyre. Në vitet 1940. dhe '50 , GIA zhvilloi Sistemin 4C dhe atë ndërkombëtar GIA për të klasifikuar diamantet si dhe për krahasimin dhe vlerësimin objektiv të diamanteve.
Një nga karakteristikat e diamantit, që mund të kontribuojë njeriu, është prerja e tij. Ajo ka një rëndësi të jashtëzakonshme. Ku guri ka proporcione ideale rezet e dritës reflektohen më mire në drejtim të syrit dhe i japin atij të ashtuquajturin shkëlqim “diamanti”.
Prerja me e shpeshtë është ajo rrumbullake (RoundBrilliantCut), dhe një diamant i prerë në këtë mënyrë quhet "brilant". Diamanti i gjatë prerjes humbet rreth gjysmën e peshës së tij fillestare. Ekzistojnë edhe disa forma standard që quhen: Princess, Emerald, Marquise, Oval, Heart, Pear, Baguette...
Diamantet pa ngjyrë vlerësohen më shumë.
Diamant është i vetmi gur i çmuar që mund të gjendet në të gjitha ngjyrat e spektrit të dritës. Edhe pse mbizotëron mendimi se diamantet nuk kanë ngjyrë, ata përmbajnë papastërti me ngjyrë tëverdhë, gridhe kafe. Diamantet më të vlerësuar janë ata më të rrallët! Pra janë ata pa ngjyrë ose të ashtuquajturit diamantë "FancyColour": rozë, blu, të verdhë dhe të kuq.
Ekzistojnë edhe diamante të zinj. GIA ka bërë klasifikimin e diamanteve sipas ngjyrës dhe ai fillon me shkronjën D (pa ngjyrë) deri në Z (i verdhë).
Përcaktimi i ngjyrës është një proces shumë i komplikuar dhe duhet të kryhet nën kushte të dhëna të përcaktuara, e prandaj është e pamundur që të përcaktohet ngjyra e gurit të montuar në bizhuteri, e kjo për shkak të refleksit të metalit.
Karatët përfaqësojnë peshën e diamantit. Një karat është 0,20g.
Vlera e diamantit në bazë të karatëve ritet me madhësinë e tij. Diamantet e mëdhenj janë të rrallë. Me fjalë të tjera, diamanti një karat është me i vlefshëm se 100 diamantë të imët prej 0,01ct.
CT | 0.01 | 0.05 | 0.10 | 0.15 | 0.20 | 0.25 | 0.33 | 0.50 | 0.75 | 1.00 | 1.25 | 1.50 | 2.00 | 2.50 |
MM | 1.50 | 2.25 | 3.00 | 3.40 | 3.70 | 4.00 | 4.50 | 5.00 | 5.90 | 6.50 | 7.00 | 7.50 | 8.00 | 8.50 |
Inkluzione të vogla janë të shpeshta dhe mund të jenë karakteristika të brendshme, që quhen inkluzione (karbon i errët, «akull» i bardhë, plasaritje, etj.) – të cilat kanë lindur në faza të veçanta formimit të diamantit.